Më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2023

Ekonomi

Më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2023

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2023.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat