Themelohet Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa

Ekonomi

Themelohet Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka njoftuar se është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa.

Ahmeti theksoi se ky institut ka për qëllim që të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik dhe integrues.

“Ju njoftoj se në Prishtinë është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF). Instituti ka qëllim që të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik dhe integrues”, shkroi Mehmeti.

“Me eksperiencë të gjatë udhëheqëse në sektorë të rëndësishëm, së fundmi Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, do të drejtoj institutin që të kontribuojë për idetë ekonomike me qëllim zhvillimin ekonomik dhe prosperues të Kosovës”.

“Kosova si shtet i ri ka nevojë për më shumë ide dhe plane konkrete, të cilat do të jenë një mundësi më e mirë për institucionet qoftë publike apo edhe private”.

“Fushëveprimtaria e Institutit IHEF fokusohet në disa fusha si: Zhvillim ekonomik, social, avokim e lobim, integrime evropiane dhe komunikim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat