​Statistikat e energjisë, më pak thëngjill i prodhuar në shtator 2023

Ekonomi

​Statistikat e energjisë, më pak thëngjill i prodhuar në shtator 2023

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Gjatë muajit shtator 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 459.78 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte 359.99 GWh ose 14,3% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar raportin e statistikave të energjisë për muajin shtator 2023, me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,9%.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton ose 28,6% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat