Dhoma e Tregtisë me Ambasadën Hungareze organizuan trajnim për bizneset e sektorit të bujqësisë

Ekonomi

Dhoma e Tregtisë me Ambasadën Hungareze organizuan trajnim për bizneset e sektorit të bujqësisë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën Hungareze në Kosovë organizuan trajnim për bizneset e sektorit të bujqësisë në vend.

Përmes një njoftimi për media thuhet se qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i bizneseve anëtare të DHTIK lidhur me drejtimet e zhvillimit në Bashkimin Evropian, sëmundjet kritike të bimëve në disa kultura të përzgjedhura përfshirë produktet si luledielli e misri, e po ashtu u paraqitën mundësitë e financimit të BE-së në Kosovë për kulturat bujqësore dhe më gjerë.

Hapja e takimit është bërë nga Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë Zana Beqiri, e cila falënderoj Ambasadën Hungareze për përkrahjen në ndihmë të bizneseve kosovare.

Ndërsa në një fjalim rasti Anëtari i Bordit i DHTIK Hamdi Malushaj theksoi se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kënaqësinë që në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë po ofron edhe një trajnim të denjët për bizneset anëtare të Dhomës, nga i cili do të keni mundësinë të përfitoni njohuri profesionale si dhe të informoheni nga afër për mundësitë e përfitimeve financiare nga Bashkimi Europian.

E Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Bela Bozsik potencoi faktin se kompanitë e universitetet hungareze dhe kosovare kanë një marrëdhënie të gjatë në fushën e bujqësisë. Bozsik, tutje theksoi se Hungaria kontribuon në garantimin e sigurisë së Kosovës dhe promovon qasjen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në këtë trajnim për të njoftuar të pranishmit lidhur me drejtimet e zhvillimit në BE, sëmundjet e produkteve bujqësore si dhe fondeve të përcaktuara nga BE për sektorin e bujqësisë, ishin të pranishëm bashkëpunëtor kërkimor nga Universiteti i Hungarisë, Fakulteti i Hortikulturës dhe Shkencave të Jetës (MATE) si z.Gabor Kollanyi, Arbnora Berisha dhe Monika Kocsis Kiss.

Po ashtu interesimi i bizneseve për të qenë pjesë e këtij trajnimi ishte i lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat