Ministrja Hajdari priti në takim përfaqësuesit e operatorëve ekonomik të automjeteve me qera

Ekonomi

Ministrja Hajdari priti në takim përfaqësuesit e operatorëve ekonomik të automjeteve me qera

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 19:08
Pamje nga takimi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e operatorëve ekonomik të automjeteve me qera (rent-a-car), të cilët dje po ashtu, u mirëpritën në takim nga Shefi i Kabinetit, z. Kushtrim Dakaj dhe zv. Drejtorja e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), znj. Lebibe Haliti.

Në takimin e djeshëm, me të njëjtit përfaqësues është arritur pajtueshmëri që të shqyrtohet mundësia e afatit shtesë për zbatimin e këtij vendimi, me qëllim që në ndërkohë, të pranohen komentet/sygjerimet, të cilat do të analizohen dhe integrohen përmes plotësim-ndryshimit të udhëzimit administrativ në fjalë, para hyrjes së tij në fuqi.

Në takimin e sotëm, Ministrja Hajdari, dëgjoi shqetësimet e njëjta të adresuara një ditë më parë, të përfaqësuesve të operatorëve ekonomik dhe ritheksoi gatishmërinë për të shqyrtuar secilën kërkesë dhe sugjerim që do të adresohet nga ta. Përkundër që kjo gatishmëri ishte shprehur edhe një ditë më parë, nga të lartpërmendurit zyrtarë të lartë të MINT, ku të njëjtit ishin sot përsëri në pritje bashkë me Ministren Hajdari, për pranimin e sugjerimeve nga po të njëjtit operatorë ekonomik, para hyrjes në fuqi të udhëzimit administrativ.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, rithekson se mbetet e hapur për t’i trajtuar shqetësimet e çdo operatori ekonomik konform dispozitave ligjore dhe është e gatshme për të bashkëpunuar në këtë drejtim.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes mandatit të saj, është e përkushtuar të forcojë rolin e mbrojtjes së konsumatorit dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat