AKB dhe Oda Afrikë-Ballkan, me marrëveshje ekonomike

Ekonomi

AKB dhe Oda Afrikë-Ballkan, me marrëveshje ekonomike

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 07:59
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka prit një delegacion të Odës Tregtare Afrikë - Ballkan, ku edhe është nënshkruar memorandumi bashkëpunimi në sferën e tregtisë dhe ekonomisë.

Kryetari Shahini u ka bërë thirrje investitorëve nga Afrika që të vijnë e investojnë në Kosovë, sepse Kosova, siç tha ai, është një vend që ofron kushte shumë të mira për investime.

"Ne kemi gatishmëri të bashkëpunojmë dhe jemi të interesuar për thellimin e bashkëpunimit", tha Shahini, sipas të cilit, ky është një hapë i vogël drejt bashkëpunimit të madh që do të pasoj në të ardhmen.

"Po nënshkruajmë marrëveshje historike, ku disa shtete nga Afrika ende se kanë njohur Kosovën dhe duhet ta njohin Republikën e Kosovës. Nga sot jemi partner", tha Shahini dhe shtoi se “memorandumi i nënshkruar është një mundësi e mirë e investimeve, bashkë investimeve dhe bashkëpunimit”.

Shahini, tregoi se në Afrikë do të ndërtohet një qendër kulturore për shkrimtari Dritro Agollin.
Nga ana tjetër Emanuel Assako, kryetar i Odës Tregtare Afrikë- Ballkan, tha se është një marrëveshje e rëndësishme ndërmjet Afrikës-Ballkanit e Kosovës e cila do të ketë suksese ndër breza.

"Jam i bindur se Ballkani do të jetë fuqi e zhvillimit ekonomik. Afrika ka nevojë për bashkëpunim", tha Assako.

Sipas tij, nënshkrimi i memorandumit historik Kosovë- Afrikë-Ballkan mes AKB -së me Odën Tregtare të Kamerunit ka për qëllim bashkëpunimin dhe shitjen e produkteve vendore në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2023.

Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave të Shqipërisë, tha se iniciativa e kryesuesit të delegacionit nga Afrika ka rêndësi të madhe për ekonominë atje, sidomos turizmin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat