Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023” – bëhet thirrje për konsum të produkteve vendëse

Ekonomi

Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023” – bëhet thirrje për konsum të produkteve vendëse

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 13:34
Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023” – bëhet thirrje për konsum të produkteve vendëse

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2023”. Ky organizim do të vazhdojë deri më 17 shkurt 2024.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se prodhuesit vendës ende janë të dobët për arsyeje se qeveritë asnjëherë nuk e kanë pasur prioritet zhvillimin. Sipas tij, në këtë aktivitet po marrin pjesë mbi 100 biznese me mbi 8 mijë produkte.

Ai shtoi se Qeveria aktuale e ka momenti që të përkrah prodhuesit me politika e lehtësira, duke shtuar që ata janë gjenerues të ekonomisë së qëndrueshme.

Ekonomia kombëtare është në presion të importeve të mëdha rreth 90% ende importojnë. Prodhuesi vendor është ende i dobët për arsyeje se qeveritë asnjëherë nuk e kanë pasur prioritet zhvillimin. Prandaj Qeveria aktuale është në një moment që mund të jetë shumë më e vëmendshme dhe e përkushtuar për prodhuesit vendor dhe ne presim shumë nga qeverisja të mbështesin biznesin prodhues të cilin janë gjenerues të ekonomisë qëndrueshëm”.

“Ju lutem konsumatorëve të ne kemi hapësirë të madhe për të mbështet prodhimin vendor prandaj ne misionin tonë e kemi prodhimin vendor. Është slogan që duhet të mbetët në kokat tona. Prodhuesit vendor duhet të jenë të vëmendshëm. Konkurrenca është e ashpër dhe padrejtë”.

Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, fillimisht ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e nëntorit. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorët që të konsumojnë produkete vendëse.

Në bashkëpunime më AKB, jam e lumtur që po shënojmë Javët e Biznesit në të cilat këtë vit po shënohen me moton e veçantë ble produkte vendore sepse motoja e më hershme nuk është vetëm pikëpyetje po është bindje që ne mund t’i konsumojmë dhe duhet t’i blejmë produktet vendore të cilat ofrojnë vlerës cilësi dhe siguri në vendin tonë. Përveç kësaj produktet tona po sjelljen përfaqësim të mirë kudo në tregun tonë dhe në botë, po sjellin vlerën tonë, identitetin tonë për më shumë përfaqësimin tonë të mirë dhe të denjë kudo që prezantohemi”.

“Më këtë rast ju uroj të gjithëve festen e 28 nëntorit Ditën e Flamurit tonë kombëtarë të Pavarësisë së Shqipërisë, flamurit tonë shqiptar dhe iu bëj thirrje që tryezat tona jo vetëm në festa po çdo ditë të flasim përmes produkteve dhe shërbimeve tona të shijshme cilësore dhe tradicionale sepse kështu forcohet ekonomia jonë zhvillohet tregu ynë dhe fuqizohet e ardhmja jonë por edhe më shpejt depërtojmë në tregun botëror. Kosova ka një pasuri të pashtershme të resurseve natyrore ka prodhime unike dhe shërbime “.

Ajo theksoi e me qëllim ngritje dhe të konkurrencës si Ministri kanë mbështetur 322 biznese përmes grandeve me 11.86 milionë euro dhe subvencionuan kreditë për 395 biznese me 12.4 milionë euro.

“Për herë të par e miratuam politikën Industriale me vizion të qartë deri në vitin 2030 industria e Kosovës të jetë e transformuar në një industri të integruar globalisht e cila është në gjendje të prodhoj produkte me vlerë të lartë të shtuar të ofroj punësim të denjë për të rijnë të tonë. Ministri mbështeti 322 biznese përmes grandeve me 11.86 milionë  euro dhe subvencionuam kreditë për 395 biznese me 12.4 milionë euro”.

Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, tha se duhet punuar bashkërisht si komb dhe duhet bërë liberalizimi i fuqisë punëtore.

Deputetja Jeta Statovci, vlerësoi lartë këtë iniciativë 21 vjeçare për konsumim e prodhimeve vendëse.

Kurse drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, tha se kanë zbatim të barabartë për të gjitha bizneset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat