​Tregtari gjerman hedh në shitje monedhën 2 euro për 99 mijë

Ekonomi

​Tregtari gjerman hedh në shitje monedhën 2 euro për 99 mijë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Një tregtar nga Saksonia e Ulët ka publikuar një reklamë që po shkakton konfuzion në internet. Bëhet fjalë për një monedhë dy euro “shumë të rrallë” për të cilën pronari kërkon 99 mijë euro, raportojnë mediat gjermane.

Është një monedhë përkujtimore e qytetit gjerman të Bremenit.

Monedha tregon bashkinë e Bremenit dhe statujën e Rolandit të Bremenit, simbole të qytetit më të vogël gjerman të shtetit dhe pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Monedha speciale u shfaq në vitin 2010 në një tirazh prej 30 milionë kopjesh, sipas portalit “muenzen.eu”.

Faqja vlerëson gjithashtu vlerën e monedhës në vetëm tre euro. Shitësi pohon se është e veçantë për faktin se nuk është një aliazh i dy metaleve, por është bërë vetëm nga një metal dhe se është unik në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat