Asetet e Fondit Pensional zvogëlohen për 305 milionë euro

Ekonomi

Asetet e Fondit Pensional zvogëlohen për 305 milionë euro

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Asetet e fondeve pensionale kanë shënuar rënie të madhe në muajin tetor krahasuar me një muaj më herët.

Kontribut-dhënësve të fondit pensional u janë “tkurrur” asetet për 305 milionë euro nga investimet e letrave me vlerë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), struktura e asteve të fondit pensional nga investimet e letrave me vlerë deri në muajin tetor ishte rreth 1.66 miliardë euro, duke shënuar rënie për 305 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 64% të gjithsej aseteve”, thuhet në raportin e BQK-së.

Asetet e Fondeve Pensionale kanë shënuar rënie edhe në tërësinë e tyre.

Në fund të muajit tetor 2023 janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 2.60 miliardë euro”, thuhet në raport.

E gjithë kjo rënie vjen si pasojë e luhatjes së çmimeve në tregjet globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat