​Rritet numri i të punësuarve me pagë primare e sekondare në tetor

Ekonomi

​Rritet numri i të punësuarve me pagë primare e sekondare në tetor

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë primare ishin 374.409 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak 2022 (361.822), ka rritje për 12.587 ose 3,5% të punësuar me pagë primare.

Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar statistikat administrative të tregut të punës për tetor 2023.

Gjatë kësaj periudhe, sipas ASK-së, grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34.

Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18.242 persona ose 6.7 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (tetor 2022 – 17.095), ndërsa grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.

Punësimi më i theksuar për tetor ishin: administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (23,1%); tregtia me shumicë dhe pakicë (21,3%); dhe prodhim (11,2%).

ASK sqaron se këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat