Raci: Paratë false destabilizojnë tregun, Qeveria të merr hapa të shpejtë

Ekonomi

Raci: Paratë false destabilizojnë tregun, Qeveria të merr hapa të shpejtë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:07
Imer Raci

Njëjtë si Selatin Kaçaniku, mendon edhe ekonomisti Imer Raci.

Ai thotë se parat false destabilizojnë tregun e dëmtojnë ekonominë.

Nga kjo dukuri e pësojnë qytetarët e bizneset, tha Raci.

“Paratë që po qarkullojnë të falsifikuara e destabilizojnë tregun kjo i sjellë shumë dëme ekonomisë. Këto para paraqesin një qarkullim jo real se përmes këtyre po bëhet qarkullimi i ekonomisë. Kjo i sjellë dëme qytetarit dhe bizneseve”, thotë Raci.

Ekonomisti Raci ka kërkuar nga Qeveria të merr hapa të shpejt për largimin e parave false.

Kjo është mënyra se si duhet të veprojë shteti, sipas Racit.

“Largimi i parasë së falsifikuar është një hap i nevojshëm që të merret sa ma shpejt nga Qeveria. Të mërkurën që janë kap disa para, ky është lajm i vonuar se e paraqet një ekonomi jo stabile të vendit edhe për vende evropiane. Shteti të ndërhyjë përmes aparateve që e verifikojnë falsifikimin e tyre, pagesat me cash të evitohen”, përfundoi Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat