Rukiqi: Kosova pa progres në tërheqjen e investitorëve në 2023

Ekonomi

Rukiqi: Kosova pa progres në tërheqjen e investitorëve në 2023

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 14:34
Berat Rukiqi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka kritikuar pushtetin aktual për stagnimin e investimeve të jashtme.

Rukiqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në krahasim me vitin 2022, në nëntë muajt e parë të këtij viti nuk ka asnjë ndryshim në hyrje neto të investimeve të jashtme.

Dështimet vazhdojnë. Asnjë rritje e investimeve nga jashtë, asnjë investitorë serioz.

Sipas Bankës Qendrore, hyrja neto e investimeve të jashtme direkte (FDI) në Kosovë arriti në 612.7 milionë euro (660 milionë dollarë) gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2023, pothuajse pa ndryshime krahasuar me 612.5 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2022”, ka shkruar Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat