Presidenti i AKB-së, Agim Shahini zhvillon vizitë zyrtare në zyrën e rrafshit të Gjakovës

Ekonomi

Presidenti i AKB-së, Agim Shahini zhvillon vizitë zyrtare në zyrën e rrafshit të Gjakovës

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuader të javes së bizneseve Kosovare 2023, Presidenti i AKB-së, Dr.Agim Shahini së bashku me Drejtoreshen e përgjithshme znj.Lumnije Ajdini dhe bashkëpunëtor, ka relizuar një vizitë në zyren e rrafshit të Dukagjinit në Gjakovë, ku u pritën nga Kryetari z.Argjend Fetahu së bashku më bashkëpunetor.

Sipas të dhënave, atje u u kordinua për agjenden së javes së bizneseve për regjionin e Gjakovës dhe Pejës.

Ndërkohë janë treguar të arrituar e vitit 2023 dhe njëherish për planet konkrete për vitin 2024, të cilat AKB-ja është në mision, për prodhuesit vendor dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë, pastaj vazhduan në teren ku vizituan për së afermi disa kompani prodhuese, tregtare, sherbyese etj.

E gjitha kjo ngjarje në kuader të javes se biznesit Kosovar e cila mbahet për 21 vite më radhë, me moton: “Unë Konsumoj produkte vendore, Po Ju?”

Shahini deklaroi se u nda mëse i kënaqur me këto kompani prodhuese në komunen e Gjakovës, sepse para 21 vite kur AKB-ja në krye me Dr.Agim Shahini, e kanë marrur misionin javet e biznesit Kosovar dhe asokohe kanë qenë vetëm 30 kompani prodhuese në nivelin e Kosovës, ndërsa vit pas viti me këtë mision sot për 21 vite, kemi më mijëra kompani prodhuese, dhe rritje të konsumit vendor dhe njëherish me prodhimet tona vendore jemi konkurent edhe në shtetet e rajonit, ballkanit dhe Bashkimit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat