​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ekonomi

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kjo për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të opozitës në votim të rendit të ditës.

Në rend dite ka qenë e paraparë të miratohet projekt-rezoluta për raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2022 dhe shqyrtimi i planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala tha se në mungesë të kuorumit dështon mbledhja.

Ai tha se mbledhja e radhës së Komisionit pritet të mbahet pas Vitit të Ri.

Shala: Nuk ka kuorum, shihemi pas Vitit të Ri

“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas Vitit të Ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat