Shoqata e Naftëtarëve kërkon krijimin e distancës mes pikave të karburantit

Ekonomi

Shoqata e Naftëtarëve kërkon krijimin e distancës mes pikave të karburantit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:23
Ilustrim

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës që të vendos distancë në mes të pikave të karburantit nëpër Kosovë.

Përmes një shkrese dërguar Qeverisë, kjo shoqatë ka kërkuar që të krijohet një distancë e caktuar nga një pompë derivatesh tek tjetra pasi sipas tyre, Kosova është vendi që ka më së shumti pika karburanti.

“Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i bën thirrje Qeverisë që të merr masa për përcaktimin e distancës mes pikave të karburantit.

Sipas shoqatës, Kosova si vendi më i vogël në botë, ka më së shumti pika karburanti”, thuhet në kërkesën e tyre drejtuar Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat