AKB thotë se nga bursa kapitale përfitojnë qytetarët dhe shteti

Ekonomi

AKB thotë se nga bursa kapitale përfitojnë qytetarët dhe shteti

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:45
Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tregoi çka është bursa kapitale dhe pse i duhet Kosovës një e tillë.

Shahini vlerësoi që nëse investohet në qarkullim të këtyre bursave, qytetarët mund të kenë deri në 30 përqind fitime personale, teksa shtoi që dobi nga kjo do të ketë edhe shteti.

“Është një sektor i veçantë në ekonominë globale, e që Kosovës i mungon. Kosovës i mungon ligji së pari. Sikur këto depozita mbi 5 miliardë euro që janë të qytetarëve të vendit nëpër banka, andaj vetëm 1 miliardë të futen në qarkullim të bursave, me siguri që qytetarët nga 1 miliardë, brenda 12 muajve, do të mund të kenë një vlerë të fitimi diku deri 20/30 përqind, varësisht nga situata. Nga kjo përfiton edhe shteti, pra nga taksat, kurse përfitimet janë personale”, deklaroi Shahini.

Më tej, Shahini e sheh të nevojshme që në vitin 2024, Qeveria Kurti ta shikojë patjetër legjislacionin, e madje edhe të jetë sponzorizues i ligjit për bursë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat