Nënshkruhet sot marrëveshja për efiçiencë të energjisë

Ekonomi

Nënshkruhet sot marrëveshja për efiçiencë të energjisë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Këtë të enjte do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës.

Në takim do të kenë fjalë hyrëse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Pos tij, do të flas edhe  Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko si dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Takimi pritet të mbahet në ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat