Ngriten çmimet në prag të festave – ankohen qytetarët se s’po mund t’i përballojnë

Ekonomi

Ngriten çmimet në prag të festave – ankohen qytetarët se s’po mund t’i përballojnë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 15:56
Ilustrim

Në prag të festave të fundviti, qytetarët po thonë se kanë vërejtur ngritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve dhe produkteve të tjera bazike. Qytetarët e intervistuar thonë se kjo rritje e vazhdueshme është bërë e papërballueshme për ta dhe se nuk po mund të ia dalin.

Mirsad Krasniqi, tha se tregtarët nuk janë të ndershëm dhe po i shfrytëzojnë festat që t’i rrisin çmimet, kur e dinë që qytetarët që ne kanë patjetër që të funrizohen për festa.

“Po thuhet që ka ngritje, nuk merrem me blerje zakonisht djali dhe shoqja blen. Gjithmonë kështu është bërë edhe për festat e fundvitit po edhe për festat fetare, njerëzit tonë tregtarët nuk i kemi të ndershëm”.

Salih Saihu, tha se nuk është e drejtë të bëhet ngritja e çmimeve, duke shtuar se në këtë kohë do të duhej kishte ulje të çmimeve.

“Po më thonë, se unë nuk blej. Po në shtëpi po më thonë që janë ngrit çmimet sidomos tek ushqimi, por këto që po shkojnë me ble janë më shtrenjtë se kanë qenë”.

“Nuk është e drejt ngritja e çmimeve përkundrazi duhet me kanë më lirë. Këta po i ngrisin çmimet se tregtarët po fitojnë më shumë për këtë arsyeje”.

Edhe Rexhep Qosaj, tha se në fundvitit do të duhej të kishte zbritje të çmimeve.

“Nuk kom ble me siguri i rrisin. nuk është e drejtë se para vitit duhet me i ulë”.

Behram Behrami, tha se nuk është aspekt e drejtë që të ketë rritje të çmime, duke marrë për bazë të ardhurat e qytetarëve.

“Të gjitha janë ngrit sidomos ushqimoret nuk është e drejt aspak, duhet me i rrit të ardhurat personale pensionet me i ngrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat