Hashani: 2023 është vit i humbur në ekonomi

Ekonomi

Hashani: 2023 është vit i humbur në ekonomi

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 21:34
Medain Hashan

Në emisionin EURO n’7 të fundit për këtë vit është analizuar situata e përgjithshme ekonomike në vend duke krahasuar të dhëna të prodhuara nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës.

Të ftuarit në studio prof.Medain Hashani i cili është edhe dekan i Fakultetit Ekonomik në AAB dhe prof.dr.Bashkim Mustafa profesor i shkencave aplikative në UP kanë konstatuar se viti 2023 është vit i humbur në ekonomi.

Ishte konstatim i përgjithshëm i tyre se në mungesë të investimeve kapitale të qeverisë, pamundësisë së tërheqjes së investimeve të huaja direkte kanë bërë që viti të përmbyllet me vetëm 3.7% rritje ekonomike çka e bënë këtë vit si të humbur në ekonomi.

Medain Hashani ekspert i ekonomisë ka thënë se në dy vitet e fundit qeveria ka realizuar maksimum 30% nga planifikimet për investime kapitale dhe kjo ka bërë që rreth 1 miliard nga investimet e planifikuara të mos realizohen duke shkaktuar kështu tkurrje të ekonomisë dhe humbje të vendeve të punës.

“Nga këto 1 miliard euro që nuk janë investuar në projekte kapitale, janë keqmenaxhuar nga kjo qeveri mbi 200 milion euro, kjo për shkak të shkallës śë lartë të inflacionit ngase vlera e 1 miliard eurove para një viti dhe sot është mbi 200 milion euro më pak. Kjo mungesë e investimeve kapitale nga ana e qeverisë ka bërë që shumë punëtorë në kompani private të humbin vendet e tyre të punës e qytetarët të mos kenë as rrugë, shkolla apo çerdhe të reja. Këto janë disa elemente që vitin 2023 e bëjnë të humbur në ekonomi”, ka thënë mes tjerash profesor Hashani.

Sipas Hashanit janë edhe dy çështje të tjera të cilat qeveria është munduar t’i paraqes si suksese të jashtëzakonshme të saj në ekonomi, rita e të hyrave nga ATK dhe Dogana dhe rritjen e numrit të të punësuarve por që asnjëra as tjetra nuk paraqesin sukses sepse as nuk të hyra më shumë e as që ka rritje të numrit të të punësuarve.

“Është folur për sukses apo rritje të të hyrave nga ATK dhe Dogana por realiteti është ndryshe komplet, të hyrat nuk janë rritur si rrjedhojë e punës më të madhe të këtyre dy institucioneve por për shkak të rritjes së çmimit bazë të produkteve të importuara nga fuqia blerëse si pasojë e kushteve ekonomike në vend ka rënë dhe sasia e mallrave të importuara është më e vogël sesa në vitin paraprak, pra në këtë pikë kemi regres jo progres. Sa i përket deklaratave të qeverisë së janë punësuar një numër i madh i kosovarëve as kjo nuk është e vërtet, nuk kemi të punësuar të rijnë por kemi punëtor të vjetër të regjistruar në ATK ngase më heret edhe pse ishin të punësuar nuk kishin kontrata punë. Qeveria nuk ka pasur ndonjë projekt për punësim përveç Punës ku në fakt vetëm ka pasur regjistrim të punonjëseve jo të punësuar të rinjë”, ka thënë mes tjerash profesor Medain Hashani.

Profesor Hashani ka kërkuar nga qeveria që vitin 2024 të jetë shumë më efikase në realizimin e investimeve të planifikuara kapitale dhe të bëjë politika tërheqëse për investime të huaja që do të rrisnin mirëqenien qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat