Ish-zëvendësguvernatori: Dinari s’do të mund të përdoret për blerje ditore

Ekonomi

Ish-zëvendësguvernatori: Dinari s’do të mund të përdoret për blerje ditore

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, sqaron se dinarët nuk do të mund të përdoren fizikisht për blerje ditore, por se ata do të mund të depozitohen në llogari bankare ose të ndërrohen me euro.

Ai thotë se askujt nuk do të duhej t’i ndalohej marrja e rrogës në cilëndo valutë, por se për transaksione do të duhej të përdorej euroja.

“Valutat që nuk janë euro, mund të vijnë në Kosovë ashtu siç janë në kontratë, por, pastaj, në momentin kur i tërheq për blerje, duhet të konvertohen në euro, pasi euroja është valutë zyrtare”, shpjegon Havolli për REL.

Ai shton se edhe Serbia do të mund t’ua paguajë rrogat punëtorëve të saj në Kosovë, nëse të dyja palët pajtohen për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat