​Procedohen me rritje pagat e janarit për sektorin publik

Ekonomi

​Procedohen me rritje pagat e janarit për sektorin publik

Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:38
Ilustrim

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për 2024.

Ai ka thënë se kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik.

Buxheti për paga në vitin 2023 ishte 17% më i lartë sesa viti 2022.

Ndërsa sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion që për 2022 ishte 11.6%, ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9 për qind, ka shkruar Murati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat