Dhoma e Tregtisë realizoi takim me sektorin e gurthyesëve

Ekonomi

Dhoma e Tregtisë realizoi takim me sektorin e gurthyesëve

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:34
Foto nga vendngjarja

Diskutimi i Udhëzimit Administrativ për Qiradhënien e Tokave Pyjore Shtetërore, Ligjit për Pyje si dhe Udhëzimit Administrativ për Ndërrimin e destinimit të Pyjeve dhe Tokave Pyjore ishin temë kryesore e diskutimit gjatë realizimit të takimit në mes përfaqësuesëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe bizneseve anëtare të sektorit të gurthyesëve.

Në komunikatë thuhet se përgjatë këtij takimi u analizuan në detaje këto Udhëzimet Administrative me qëllim që të elaburohet ndikimi i tyre tek sektori privat, konkretisht tek sektori i gurthyesëve.

“Udhëheqja e këtij takimi u bë nga eksperti ligjor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Mazllum Baraliu, i cili njëkohësisht ofroj rekomandime konkrete në emër të DHTIK lidhur me këto Udhëzime Administrative”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat