Gjashtë kompani nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin “Fruit Logistica 2024” në Gjermani

Ekonomi

Gjashtë kompani nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin “Fruit Logistica 2024” në Gjermani

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 17:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën për kompanitë kosovare që do të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica 2024”, që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Në komunikatë thuhet se gjashtë kompanitë e mbështetura për pjesëmarrje nga MINT/KIESA, do të ekspozojnë prodhimet e veta në Panairin e produkteve bujqësore, industrisë së pemëve dhe perimeve të freskëta, frutave të imta etj. i cili do të mbahet nga data 07 deri 09 shkurt 2024.

“Në këtë panair, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për kompanitë nga vendi ynë ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 56m2”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe blerës potencial në tregun ndërkombëtar me qëllim rritjen e eksporteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat