Ngritja e çmimeve: Ekonomistët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Ekonomi

Ngritja e çmimeve: Ekonomistët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Viti i ri nisi me rënie të inflacionit në shtetet evropiane prej 2.4 për qind.

Por kjo duket se nuk ua la shenjë çmimeve në Kosovë. Gjatë muajit të parë të 2024, plot produkte esenciale ushqimore u shtrenjtuan, për çka ekonomistët po kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Valon Prestreshi, si ish-kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, kritikon edhe pasivitetin e kësaj trupe.

Nga artikujt që pësuan rritje çmimi, prijnë produktet e konsumit. Kjo sipas opozitës duhej alarmuar ekzekutivin që krejt çka bën është që shpërndan subvencione.

Masa për stabilitetin e çmimeve, e jo orientim në skema sociale, po do edhe AAK-ja.

Edhe buxheti i sivjetmë, sipas tyre, nuk garanton stimulim të ekonomisë përmes prodhimit e hapjes së vendeve të punës, çka do të sillte edhe uljen e varfërisë.

Video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat