ATK: Bashkëpunimi me Ambasadën SHBA-së, i rëndësishëm për avancimin e sistemit tatimor

Ekonomi

ATK: Bashkëpunimi me Ambasadën SHBA-së, i rëndësishëm për avancimin e sistemit tatimor

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka pritur në takim përfaqësuesin nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Richard Heater, me të cilin kanë biseduar për progresin e ATK-së, si dhe bashkëpunimin e institucionit tatimor me Ambasadën.

Në njoftim thuhet se bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe Ambasadës së SHBA-së është shumë i rëndësishëm për avancimin dhe zhvillimin e sistemit tatimor në Kosovë.

“Me mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Administrata Tatimore ka arritur progres të rëndësishëm në përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe kapaciteteve të saj”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Ambasada Amerikane ka ndihmuar në ofrimin e trajnimeve dhe programeve të specializuara për stafin e Administratës Tatimore, duke kontribuar në rritjen e aftësive teknike dhe profesionale të punonjësve të saj. Përveç kësaj, mbështetja financiare dhe teknike i ka mundësuar Administratës Tatimore të zhvillojë dhe zbatojë projekte inovative për të përmirësuar sistemin e mbledhjes së tatimeve dhe për të luftuar evazionin fiskal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat