Oda amerikane kundër importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Ekonomi

Oda amerikane kundër importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Më: 8 mars 2024 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Në tryezën e diskutimit rreth nismës ligjore lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, iniciuar nga deputeti Mërgim Lushtaku, përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane dhe ekspertë të komunikacionit ishin kundër heqjes se kritereve për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, kjo për arsye siç u shprehen ata të ruajtjes së mjedisit në vend.

Ndonëse, deputeti Lushtaku gjatë arsyetimit të kësaj nisme ligjore, theksoi se në asnjë vend të Evropës nuk ka kufizim të importit të veturave me dhjetë vjet.

Ai tha se në vendet evropiane ka vetëm standard të euro diesel 4, dhe shtoi se janë edhe për ruajtjen e ambientit në Kosovë.

“Në vendet evropian kemi vetëm standard të euro diesel 4, nuk ka standard me dhjetë vjet ose 15 vjet. Në Evropë në bazë të hulumtimeve që kemi pasur edhe me ekspert të ndryshëm nuk qëndron asnjë herë ndalesa me vjet, por ndalesa është vetëm me euro diesel 4. Prandaj, edhe ky kufizim ka qenë një dënim për qytetarët, sepse derisa veturat vijnë sidomos nga Gjermania dhe Zvicra, ato sigurisht se duhet t’i plotësojnë kriteret, standardet që i ka edhe Evropa dhe sigurisht që ato standarde i synojmë edhe ne. Te pjesa e vjetërsisë së veturave në Kosovë sigurisht që është e vjetër dhe besoj që kjo do t’i kishte mundësuar qytetarëve që nëse e ka një veturë 2005, ta blen një veturë të vitit 2007-2008 për shkak të standardit ekonomik, por gjithmonë duke ruajtur ambientin, sepse edhe fokusi im si deputet nuk është vetëm të kursehet xhepi i qytetarëve, por në të njëjtën kohë të kemi një ambient ku edhe ne i rrisim familjet tona në Kosovë”, theksoi Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat