Shahini: Deklaratat e liderëve politikë se mund të ketë luftë, shkaktojnë pasiguri për investitorët

Ekonomi

Shahini: Deklaratat e liderëve politikë se mund të ketë luftë, shkaktojnë pasiguri për investitorët

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:43
Agim Shahini

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e fuqisë punëtore.

Shahini thotë se sektori privat dhe ai publik duhet të kujdesen për rritjen e pagave, dhe qeveria të subvencionoj pagat.

“Punëtorët në Kosovë janë çdo ditë duke u bërë temë diskutimi dhe kjo është ndoshta një nga pengesat në të ardhmmën e afërt në Kosovë të mungesë së fuqisë punëtore. Sektori privat dhe ai publik duhet të kujdeset për rritjen e pagave. Qeveria duhet të i subvecnionoj pagat”, theksoi ai.

Shahini thotë se deklarimet e liderëve politik se në Kosovë se nuk ka siguri dhe mund të ketë luftë promovon pasiguri për investitorët.

“Rënia e fuqisë blerëse është një nga faktorët kryesor ku bizneset po hasin probleme, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e investimeve të huaja, mungesa e ardhjes së kapitalit të pastërt dhe gjithë kjo bën pasiguri dhe deklarimet e liderëve politik se në Kosovë se nuk ka siguri dhe mund të ketë luftë promovon pasiguri për investitorët”, tha ai.

Sipas Shahinit, ndër sektorët më të prekur me mungesë të puëntorëve është ai i gastronomisë, ku si pasojë të punësuar ka edhe nga vendet e Azisë.

“Pothuajse mungesa ku ndihet është ai i gastronomisë, tregtisë, prodhimit e ndërtimtarisë. Vazhdimisht interesimi i punëtorëve nga vendet tjera është në rritje sidomos nga vendet e Azisë dhe tashmë kemi shumë punëtorë që kanë ardhur nga viset e Azisë dhe janë këtu”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat