Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e Bonove të Thesarit

Ekonomi

Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e Bonove të Thesarit

Më: 15 mars 2017 Në ora: 16:02
Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin KV003-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 12 mujor në vlerë nominale 25 milionë euro. Shuma e ngritur në këtë ankand do të shërbejë për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara 12 muaj më parë.

“Në këtë ankand, tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 58.81 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 25 milion euro”, thuhet në një komunikatë për media.

Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.

Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë të lartë në qëndrueshmërinë fiskale dhe ekonomike të vendit. Kjo përkthehet në kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Ndryshe, blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV003-17 janë vetëm bankat: 24.96 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat