Bujupi nuk i di tarifat e reja që do t’i paguajnë bizneset nga 1 prilli

Ekonomi

Bujupi nuk i di tarifat e reja që do t’i paguajnë bizneset nga 1 prilli

Më: 27 mars 2017 Në ora: 13:49
Pamje nga takimi i zyrtarëve nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike

(E plotësuar) - Zyrtarët nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), kanë mbajtur takim sot me përfaqësues të bizneseve anëtarë të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Këta të fundit kanë kuptuar se nga një 1 prilli do të hiqen tarifat sezonale , ndërsa nuk kanë arrit të kuptojnë strukturën tarifore që duhet të paguajna për tarifat ditore dhe të natës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të bordit të ZRRE, Krenar Bujupi, ka thënë se nga 1 prilli një kategori e caktuar e bizneseve  kanë tregun e hapur dhe mund të zgjedhin furnizuesin.

Sipas tij në tregun e Kosovës përveç KESKO-it në treg janë edhe dy kompani furnizuese. 

Bujupi megjithëse kishte ardhur për të ju treguar  për tarifat e reja që do të hynë në fuqi ai nuk qe në gjendje të saktësojë strukturën e re tarifore që duhet të paguajnë për tarifat ditore dhe të natës.

Bujupi: Tarifat janë të ditës dhe natës

“Struktura tarifore për bizneset e përmendi Ymeri ka me qenë ditë edhe natë . DO të thotë e ulët dhe e lartë se tek ne për shkak të identifikimit e përdorim se gjatë ditës është më e gjatë . Do të thotë ka  një tarife të ditës një tarifë të natës. ....A bon me mi treg numrat. Ai ke qaty numrat. Nuk e di saktë . Për konsumator shtëpiak e dina saktë i ki 7 edhe 3,  për biznese i ke sa ..Propozimi është i hapur transparent do të thotë i publikuar ... “, tha  Bujupi.

Bujupi po ashtu njoftoi se ZRRE i ka licencuar edhe dy kompani furnizuese të energjisë të cilat bizneset mund të i kontraktojnë.

Bujupi : I kemi licencuar edhe dy kompani për furnizim.

“Sipas ligjit, çdo konsumator i biznesit i cili ka më shumë se 50 punëtorë apo ka më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor ai duhet të dal në treg të hapur. Në treg të cilin nuk janë të rregulluara tarifat nga rregullatori. Për këtë çështje rregullatori i ka licencuar edhe dy operatorë përveç KESKO-se.... Me hyrjen në fuqi të ligjeve të reja rregullatori i ka licencuar kompaninë HEPIN dhe GSA-në. Janë edhe dy furnizues të rijnë të cilët janë licencuar me të cilët mund të lidhini kontrata për furnizim...”, tha Bujupi.

Bizneset kishin shumë kritika për mosfurnizim të rregullt me energji.  Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Brahim Selimaj, ka kërkuar të jepet  përgjegjësi  ndaj atyre që paguajnë energjinë elektrike,  por që të njejtën nuk e kanë. 

Ai ka thënë se duhet të precizohet me ligj se cili është obligimi i KEDS-it ndaj konsumatorit. 

Po ashtu Selimaj ka kërkuar të dijë edhe rreth investimeve në trafo dhe në infrastrukturën energjetike.

Selimaj: KEDS-i po na vjedh

“Cila rregullore e parasheh që nëse e paguajmë energjinë elektrike a kemi mundësi minimale dhe a duhet të përgjigjet dikush ndaj neve , ndaj konsumatorëve . Posaçërisht ndaj prodhuesve të cilët kemi prodhues në Kosovë të cilët e kanë ndalë prodhimin . Një ndër ato është dhe kompania ime e cila nuk e shfrytëzon kapacitetin përpunues të vetin 20 përqind , cilësia e dobët dhe ndërprerja e energjisë elektrike....Si bënë me qenë një vjedhje flagrante nga ana e ish KEK dhe KEDS-it që matsogarfi përderisa ekziston  ora e energjisë elektrike . Unë po ju marrë një shembull ka kapacitete përpunuese për 50 kilovat në start e regjistron 150 kilovat. Ajo energji elektrike e cila duhet të shumëzohet për 30 ditë a thua a kemi ne aparaturë. ...Ku ka në ekonomi të zhvilluar që në një trafo stacion i cili është i kyçur , është marrë leja për ndërtimin e një trafo s . Gjitha investi met që janë bërë në at trafo behet nga investitori edhe të tensionit të lartë edhe të trafo s edhe më në fund ajo çka është më e keqja duhet të përfundoj në xhepin e KEDS-it. “, tha Selimaj.

Ndërsa Fatim Halimi, nga kompania e ujit të Alpeve, tha se ndërprerja e rrymës ju ka shkaktuar dëme materiale në vlerë mbi 100 mijë euro. Për këtë ai thotë se i ka njoftuar organet kompetente, po askush nuk i ka dalë në ndihma.

Halimi: Mbi 100 mijë euro kemi pas humbje vitin e kaluar 

Ne kemi probleme me ndërprerje  të rrymës ku vetëm vitin e kaluar kemi pasur dëme mbi 100 mijë euro . Qoftë në ambalazhe qoftë në makineri të cilën jemi të detyruar me ble vet. “, tha Halimi.

Ndërsa, Bujupi ka pranuar se është i njoftuar për të gjitha çështjet si ndërprerja e rrymës , por tha se gjendja me furnizim dhe me reduktime është më e mirë se sa ka qenë. 

Bizneset s’dinë sa do të paguajnë me ndryshmin e tarifave të energjisë

Zyrtarët nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), kanë mbajt takim sot me përfaqësues të bizneseve, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK). Këta të fundit kanë kuptuar se nga një 1 prilli do të hiqen tarifat sezonale, ndërsa, nuk kanë arritur të kuptojnë strukturën tarifore që duhet të paguajnë për tarifat ditore dhe të natës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të bordit të ZRRE, Krenar Bujupi, ka thënë se nga 1 prilli një kategori e caktuar e bizneseve kanë tregun e hapur dhe mund të zgjedhin furnizuesin.

Sipas tij, në tregun e Kosovës përveç KESKO-it në treg janë edhe dy kompani furnizuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat