Euro dobësohet kundrejt dollarit

Ekonomi

Euro dobësohet kundrejt dollarit

Më: 31 mars 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Pas raportimeve për rënien e inflacionit në Gjermani, valuta e përbashkët evropiane euro ka shënuar rënie në raport me dollarin amerikan.

Euro për një moment ka rënë në 1,0737 dollarë, pasi u publikua se shkalla vjetore e inflacionit në Gjermani ka rënë në 1,8 për qind nga 2,4 për qind sa ishte muajin e kaluar.

Në këtë mënyrë valuta e përbashkët evropiane ka rënë në nivelin më të ulët në katër muajt e fundit prej 1,0906 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat