Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive nënshkruan Memorandum me Suedinë

Ekonomi

Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive nënshkruan Memorandum me Suedinë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 06:05
Ilustrim

Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK) dhe Qeveria e Suedisë nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi.   

Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK) u nis në vitin 2016 me ndihmën e USAID-it për të lehtësuar njërën nga pengesat kryesore ndaj rritjes ekonomike në Kosovë: mungesën e qasjes në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të).  

FKGK-ja nxitë huadhënien përmes sigurimit të garancive të pjesshme të kredive të cilat shërbejnë si zëvendësim i kolateralit, duke u ndihmuar në këtë mënyrë bankave që të zvogëlojnë riskun dhe kërkesat për kolateral.  Rritja e kreditimit u ndihmon NVM-ve të zgjerohen dhe të krijojnë vende të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat