Sfidat e ndërtimit të buxhetit

Ekonomi

Sfidat e ndërtimit të buxhetit

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 28 shtator 2018 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Buxheti paraqet arken e shtetit. Ai reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një qeverie. Buxheti është në thelb një akt politik. Ai përbën instrumentin kryesore të aksionit ekonomik të qeverisë dhe zë një vend madhor në politikën ekonomike e një vendi.

Ndërtimi i buxheti është sfidë për qdo qeveri, e ashtu edhe për Kosovën. Nga ndërtimi i buxhetit , varet zhvillimi i të gjithë sektorëve : arsimi, kultura, bujqësia, ushtria, infrastruktura, investimet , pagat e sektorit publik etj.

Ndërtimi i buxhetit tregon orientimin e shtetit, a po ecën drejte zhvillimit ekonomik apo drejtë përmbushjes së ambicieve partiake.

Sfidat e ndërtimit të një buxheti janë:

1) papunësia,
2) mungesa e një politike fleksibile fiskale,
3) ngarkimi i buxhetit me shpenzime sektoriale,
4) ngarkimi i buxhetit me paga dhe mëditje ,
5) shpenzimet e larta në infrastrukture,
6) shpenzime të ulëta në arsim dhe bujqësi,
7) mungesa e projekteve të zhvillimit ekonomik.

Në Kosovë , problemi i papunësis dhe zgjidhja e këtij problemi i përkasin një domeni mjaftë kompleks . Nga njëra anë e kemi trashëguar si problem edhe nga e kaluara.

Ndërsa nga ana tjetër, papunësia sa është poroze ( e thyeshme ), aq është e vështirë edhe zgjidhja e saj në aspektin afatgjatë.

Nga paslufta gjithmon papunësia është dyshifrore dhe nuk ka shenja të rënjes.

Kemi munges të politikave fiskale , të cilat do ishin në dobi të uljes së papunësis. Po bëhen ndryshime vetëm për një pjesë të vogel ( militantët partiak ). 

Buxheti po ngarkohet vetëm me shpenzime në sektor të veqant e asgjë më shumë.

Më e keqja është se buxheti po ngarkohet shumë me paga e mëditje. Qdo shtetë që hargjon më shumë se 5 % të buxhetit për paga dhe mëditje, tregon qartë se ka probleme bazike në ndarjen e buxhetit dhe gjithashtu tregon se  sa punojmë për zhvillim ekonomik.

Edhe për arsim ka pak buxhet, rreth 7 % . Duhet të  jet rreth 20 % e buxhetit për arsim (shtetet e zhvilluara ndajnë se paku 20 % ) që të kemi  pastaj kthim  më të shpejt të këtyre investimeve.

Bujqësia , asnjëher nuk u konsiderua si duhet dhe është në një situatë të rêndë. Duhet ndryshuar edhe këtu politikat. Psh.për ata që nuk e punojnë token, duhet ngarkuar me një tarifë fikse dhe ato të holla të shpërndahen në formë  të subvencioneve , atyre që e punojnë token....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat