Nobeli i Ekonomisë, për dy amerikanë. Kanë thelluar fushën e analizës ekonomike - Bota Sot
Nobeli i Ekonomisë, për dy amerikanë. Kanë thelluar fushën e analizës ekonomike

Ekonomi

Nobeli i Ekonomisë, për dy amerikanë. Kanë thelluar fushën e analizës ekonomike

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:21
William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer

Akademia mbretërore suedeze e Shkencave ka vendosur të vlerësojë me çmimin Nobel për shkencat ekonomike për këtë vit dy ekspertë amerikanë si William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer.

Nordhaus është vlerësuar për “integrimin e ndryshimeve klimatike në analizat afatgjate makroekonomike”, ndërkohë që Romer nderohet me këtë çmim për “integrimin e inovacioneve teknologjike në analizat afatgjate makroekonomike”.

Të dy ata kanë hartuar metodat për adresimin e disa prej pyetjeve më themelore dhe më të ngutshme të kohës, për mënyrën sesi të krijojmë një zhvillim afatgjatë, të pandërprerë dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Në thelb, ekonomiksi merret me menaxhimin e burimeve të rralla. Natyra dikton kufizimet kryesore në rritjen ekonomike, ndërsa dija përcakton sesi dhe sa mirë përballemi ne me këto kufizime.

Laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer kanë thelluar ndjeshëm fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë sesi ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...