“Hortikultura” investon rreth 200 mijë euro për mekanizëm dhe drunj dekorativ - Bota Sot
“Hortikultura” investon rreth 200 mijë euro për mekanizëm dhe drunj dekorativ

Ekonomi

“Hortikultura” investon rreth 200 mijë euro për mekanizëm dhe drunj dekorativ

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Me mbështetjen e komunës së Prishtinës, ndërmarrja “Hortikultura” ka bërë investime rreth 200 mijë euro për mekanizëm dhe për drunjtë dekorativ. Kjo ndërmarrje ka blerë traktorë, kamioneta, mjete për mirëmbajtjen e parqeve dhe dru dekorativ.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë vizitës në këtë ndërmarrje ka thënë se komuna për çdo vit subvencionon rreth 1 milion euro ndërmarrjen “Hortikultura”, që sipas tij, janë në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit për një ambient më të pastër.

Ahmeti: Vlera e këtyre investimeve është rreth 200 mijë euro

“Vlera e këtyre gjithë investimeve, është gati 200 mijë euro…. Edhe sivjet kemi rritur numrin e drunjve të mbjellë. Gjithmonë, për çdo vjet po mundohemi që ta rrisim sasinë. Besoj se me këtë sasi prej 6 mijë e 700 dru që do t’i mbjellim nëpër trotuare, nëpër Qendra të Mjekisë Familjare nëpër hapësira të gjelbra, do t’i nxisim edhe do t’i motivojmë edhe të tjerët, bizneset, të cilat mund të kontribuojnë dhe do ta rrisim edhe një aksion për ta rritur sa më shumë sasinë e druve”, theksoi Ahmeti.

Ndërsa, drejtori i Ndërmarrjes "Hortikultura", Isak Rakovica ka thënë se komuna e Prishtinë në këto katër vitet e fundit ka ndihmuar ndërmarrjen “Hortikultura” me mekanizëm që i nevojitet kësaj ndërmarrje për mirëmbajtjen e të gjitha sipërfaqeve gjelbëruese në tërë qytetin e Prishtinës.

Rakovica: Me këtë mekanizëm, 187 punëtorë do të japin kontributin e tyre

“Me këtë mekanizëm, 187 punëtorë të kësaj ndërmarrje do të dhënë kontributin e tyre maksimal që t’i kryejnë obligimet kontraktuese, të cilat i kemi ndaj komunës së Prishtinës. Po ashtu në këto katër vitet e fundit janë mbjellë më shumë se 50 mijë fidanë, të cilat kanë qenë më shumë se dhjetë vjeçare, me një sistem shumë të zhvilluar”, theksoi Rakovica.

Ai ka shtuar se me këto pajisje të reja të makinerisë do të mundësohet  kryerja e punimeve me efikasitet më të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...