Çmimi i naftës vijon të bjerë - Bota Sot
Çmimi i naftës vijon të bjerë

Ekonomi

Çmimi i naftës vijon të bjerë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Çmimi global i naftës ka mbërritur pikën e vet më të ulët në më shumë se një vit. Rënia e kuotimit të arit të zi vazhdon prej shtatë javësh tashmë.

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është fiksuar në 50,42 dollarë për fuçi, ndërsa në Londër, një fuçi u shit për 58,8 dollarë.

Furnizimi me naftë ka qenë më i madh sesa kërkesa këto muajt e fundit, duke shtuar frikën e një ngopjeje të tregut, ndërsa prodhuesit e mëdhenj po marrin në konsideratë mundësinë e tkurrjes së prodhimit.

Vendet e OPEK-ut pritet të takohen në Vjenë për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm që do të hedhin. Ministri saudit ë energjisë, Khalid al-Falih, e ka lënë të kuptohet më parë se një ulje e ndjeshme e prodhimit ishte e nevojshme këtë javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera