Zbulon gabimin tek karta, i pastrehu e vjel mirë bankën duke nxjerre 60 000 paund

Evropë

Zbulon gabimin tek karta, i pastrehu e vjel mirë bankën duke nxjerre 60 000 paund

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:07
Ilustrim

Një i pastrehë në Britaninë e Madhe ka qenë personi më me "fat" për gati një muaj pasi për shkak të një gabimi në softëare, banka i miratonte shpenzimet edhe pse karta e tij nuk kishte asnjë cent brenda.

Fillimisht Alah Dita shkoi për të blerë në një dyqan ku shitësi kreu transaksionin me kartën e tij edhe pse brenda nuk kishte para. 

Më pas ai e provoi sërish tek një market dhe sërish karta funksionoi edhe pse nuk kishte para brenda.

Kështu, për gati një muaj ai bleu çfarë dëshironte për vete, ndërkohë që ia huazonte edhe miqve të tij duke shpenzuar në total 60 mijë paund. 

Ai u arrestua pas zbulimit, ndërkohë që hetuesit kuptuan që për shkak të një gabimi, në vend të bllokimit të veprimit të kartës, sistemi e lejonte kryerjen.

Pas arrestimit ai tha se nuk kishte bërë diçka gabim.

"Kush është i ndershëm sot? Të gjithë do ta bënin këtë që bëra unë", tha ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat