"Jelekëverdhët" e Francës përsëri kthehen në rrugë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës - Bota Sot
"Jelekëverdhët" e Francës përsëri kthehen në rrugë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Evropë

"Jelekëverdhët" e Francës përsëri kthehen në rrugë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:53
Foto

"Jelekëverdhët" e Francës dolën në rrugë të shtunën, për fundjavën e 16-të,mirëpo ndodhën disa përleshje me policinë e që kjo e fundit u përgjigj me plumba gome, gaz lotsjellës dhe topa uji, shkruan AFP.

Në Paris, të shtunën, protestuesit, midis të cilëve udhëheqësit e "jelekëverdhëve", Eric Drouet dhe Maxime Nicolle, marshuan paqësisht nën mbikëqyrjen e policisë. Nëntë vetë u arrestuan nga pasdita e hershme.

Megjithatë, kishte probleme, në Nisë, Strasburg, Lille dhe Nantes.

Në qytetin perëndimor të Nantes policia përdorte gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji kundër protestuesve, disa prej të cilëve hodhën predha në to.

Gazi lotsjellës u përdor gjithashtu edhe në vende të tjera, duke përfshirë protesta në Bordeaux, Lyon, Morlaix dhe Arles.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...