NATO-ja ia tërheq vërejtjen Gjermanisë

Evropë

NATO-ja ia tërheq vërejtjen Gjermanisë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 20:30
Foto ilustruese

Stoltenberg i bëri këto deklarata në kuadër të një takimi në Uashington me rastin e 70 vjetorit të NATO-s, ku tematika e ndarjes së peshës do të përmendet sërish.

“Pres që Gjermania të respektojë angazhimet e marra me gjithë aleatët e tjerë të NATO-s”, deklaroi sekretari i saj i përgjithshëm gjatë një konference për shtyp në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Pres që ata të respektojnë angazhimet e tyre në çështje të shpenzimeve dhe ata i kanë dorëzuar NATO-s një plan kombëtar në të cilin përshkruajnë se si të rrisin konkretisht shpenzimet e mbrojtjes me 80% në një dekadë”, shtoi ai, përcjell Atsh.

Në vitin 2014, vendet e NATO-s ishin angazhuar që shpenzimet e tyre ushtarake të mos jenë nën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një objektiv që duhet të arrihet deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat