Kriza politike austriake shkakton votim mosbesimi - Bota Sot
Kriza politike austriake shkakton votim mosbesimi

Evropë

Kriza politike austriake shkakton votim mosbesimi

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:51
Kreu austriak Sebastian Kurz

Kreu austriak Sebastian Kurz përballet me një votim mosbesimi të hënën mes kaosit politik mbi një video sekrete.

Video tregon kreun e Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), i cili duket se ofron kontrata qeveritare një gruaje në këmbim të mbështetjes elektorale.

Skandali ka shkaktuar rënien e koalicionit të Kurz, raporton “Bbc”.

Kur Kurz njoftoi se po shkarkonte ministrin e brendshëm të FPÖ për skandalin, të gjithë ministrat e ekstremit të djathtë thanë se do të jepnin dorëheqjen në shenjë proteste.

Parlamenti austriak ka paraqitur një seancë të posaçme për 27 maj – dhe mocioni i mosbesimit është paraqitur nga një parti e vogël e opozitës mjedisore, Jetzt (Tani).

Dy politikanët e FPÖ u panë në video inkriminuese: kreu i partisë dhe nënkryetari Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen të shtunën dhe udhëheqësi i grupit parlamentar FPÖ Johann Gudenus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...