Tha se kishte bombë në trup, policia e qëllon me armë - Bota Sot
Tha se kishte bombë në trup, policia e qëllon me armë

Evropë

Tha se kishte bombë në trup, policia e qëllon me armë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:15
Ilustrim

Një person është qëlluar me armë zjarri nga policia suedeze.

“Unë kam një bombë” u tha ai policëve, ndërsa këta të fundit e qëlluan me armë.

Ai tha ndër të tjera se do të shpërthente në një stacion treni, çka shtoi edhe më shumë dyshimet dhe frikën.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Malmos, në jug të Suedisë. Policët thanë se pasi kanë bërë bastisjen e stacionit të trenit, nuk kanë vërejtur asnjë bombë de se alarmi ishte fals.

Forcat e policisë kishin shkuar në vendngjarje, duke menduar se kishin të bënin me një sulm. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat