KiE: Rreziku për një Brexit pa marrëveshje është rritur

Evropë

KiE: Rreziku për një Brexit pa marrëveshje është rritur

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:39
KiE

Rreziku që Britania e Madhe të largohet nga BE pa marrëveshje më 31 tetor, ditë e parashikuar për Brexit, është rritur, theksoi sot Komisioni Evropian, në një kohë kur kryeministrit Boris Johnson është përballur me vështirësi të tjera në Londër.

“Koha e shkurtër që mbetet dhe situata politike në Britaninë e Madhe kanë rritur rrezikun që Britania e Madhe të tërhiqet në këtë datë pa marrëveshje”, nënvizoi ekzekutivi evropian në këtë dokument.

Brukseli ka kërkuar për kompanitë dhe qytetarët e Bashkimit Evropian të vazhdojnë të përgatiten për çdo rezultat të mundshëm dhe të mos bazohen në hipotezën se një zgjatje e datës së Brexit do të kërkohet nga Britania e Madhe.

Komisioni theksoi se rrjeti i sigurisë irlandeze, dispozitë e marrëveshjes së Brexit, për të cilën kryeministri britanik kërkon tërheqje, është e vetmja zgjidhje për të ruajtur paqen irlandezo-veriore dhe tregun unik.

Ky rrjet sigurie ose “backstop” parashikon mbajtjen e gjithë Britanisë së Madhe në një union doganor për të shmangur rikthimin në një kufi fizik mes provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Komunikata e ekzekutivit evropian është publikuar në momentin kur Britania e Madhe është zhytur në një krizë politike që mund të çojë në zgjedhje legjislative të parakohshme, për shkak të strategjisë së kontestuar të Johnson mbi Brexit.

Ky i fundit ka humbur dje betejën e parë si kryeministër pasi deputetët konservatorë rebelë dhe të opozitës, të cilët kundërshtojnë një tërheqjeje pa marrëveshje apo “no deal” nga BE, i kanë rrezikuar mazhorancën në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat