Përsëritet historia! Konstandini i vdekur kthehet në shtëpi, nëna humb ndjenjat - Bota Sot
Përsëritet historia! Konstandini i vdekur kthehet në shtëpi, nëna humb ndjenjat

Evropë

Përsëritet historia! Konstandini i vdekur kthehet në shtëpi, nëna humb ndjenjat

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:46
Kostandin Mikhailovna

Përsëritet historia e vjetër e Doruntinës dhe Kostandinit! Ngjarja për të cilën do flasim vjen nga Rusia dhe ka si protagoniste një grua 62-vjeçare nga Kronstadt.

Antonina Mikhailovna humbi ndjenjat, kur në derën e shtëpisë u shfaq i biri Kostandini, të cilin e dinte të vdekur, madje kishte bërë edhe ceremoninë mortore të tij.

Gruaja e kishte denoncuar të birin si të zhdukur në polici në muajin mars, pasi prej një jave nuk kishte lajm prej tij dhe nuk e dinte se ku kishte ndodhur.

Madje ajo kishte identifikuar një person të pajetë të një personi të gjetur nga policia, si të birin 43-vjeçar.

Kështu mes familjarëve dhe miqve e përcolli për në banesën e fundit viktimën.

Mirëpo katër muaj më vonë, gruaja dëgjoi disa të trokitura në derë dhe kur e hapi mbeti pa fjalë, Kostandini qëndronte në prag

Në gjendje shoku 62-vjeçarja humbi ndjenjat, pasi nuk po i’u besonte syve.

Kur u përmend gruaja dëgjoi nga i biri se ishte larguar qëllimisht. Ai punonte në një bazë ushtarake të marinës dhe kishte vendosur të shkëputej disa kohë nga jeta e përditshme, në mënyrë që të reflektonte.

Lidhur me trupin e varrosur si Kostantini, policia po heton për të zbuluar se kujt i përket. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...