Vriten katër zyrtarë policorë në Paris - Bota Sot
Vriten katër zyrtarë policorë në Paris

Evropë

Vriten katër zyrtarë policorë në Paris

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Katër zyrtarë të policisë franceze janë vrarë me thikë nga një person, jashtë selisë qendrore të policisë në Paris, raportojnë media franceze dhe BBC.

Sulmuesi, i cili u raportua të ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës, u qëllua për vdekje nga policia.

Zona në qendër të Parisit është mbyllur.

Sulmi i së enjtes ka ndodhur rreth orës 13 në oborrin e ndërtesës së policisë.

Sulmi vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë, në të gjithë vendin, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve dhe rritjen e niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner ka dalur në vendin e ngjarjes, raporton BBC.

Image

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo konfirmoi përmes në postimi në rrjetin social Twitter se "disa njerëz" ishin vrarë në sulm, i cili ndodhi pranë vendeve të mëdha turistike përfshirë katedralen e Notre-Dame.

Një person tjetër u raportua gjithashtu i plagosur. Ende nuk dihet motivi i sulmit.

Sipas mediave franceze, sulmuesi ishte një burrë 45 vjeç, i cili kishte punuar që 20 vjet si punëtor administrativ për policinë në Paris.

"Policët po vraponin nga paniku", tha për gazetën Le Parisien një dëshmitar okular që ishte brenda në oborr, në kohën e sulmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...