Policia belge arreston 185 protestues të klimës në panairin e veturave

Evropë

Policia belge arreston 185 protestues të klimës në panairin e veturave

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:42
Foto nga arrestimi

Forcat e sigurisë në Belgjikë i kanë arrestuar 185 protestues në pjesën qendrore të Brukselit pasi grupi “Extinction Rebellion” organizoi protestë në panairin e veturave për ta kundërshtuar rolin e kësaj industrie në ndryshimet klimatike përmes lirimit të gazrave të karbonit.

Kjo protestë ndodhi vetëm disa ditë pasi Komisioni Evropian i publikoi idetë për financimin e projektit “Marrëveshja e Gjelbër”, me të cilën synohet zhdukja e gazrave të karbonit deri në vitin 2050, pjesërisht përmes transformimit të industrisë së veturave.

Christophe Meierhans, anëtar i grupit protestues, tha se industria e veturave është në shënjestër të tyre për shkak se prodhuesit kanë thënë shumë gënjeshtra për të shitur më shumë vetura.

Protestuesit u larguan shpejt nga policia dhe sigurimi i panairit e bllokoi zonën.

Organizatorët e panairit thanë se presin që t’i kenë rreth 500 mijë vizitorë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme. Ky është panairi më i madh i këtij lloji në Belgjikë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat