Vajza 5 vjeç vdes në hotel, kufoma e gjyshes gjendet në lumë/ Kush është e dyshuara

Evropë

Vajza 5 vjeç vdes në hotel, kufoma e gjyshes gjendet në lumë/ Kush është e dyshuara

Më: 29 janar 2020 Në ora: 17:55
Carolina

Një vajzë vetëm 5 vjeç me emrin Carolina, u gjet e vdekur në dhomën e një hoteli, pasi një banor vuri re nënën e saj të ulur në parvazin e dritares, me njolla gjaku.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke parandaluar vetëvrasjen, pasi u konstatua se gruaja kishte shenja të prerash në krahë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Logroño (La Rioja), të Spanjës. E mitura ishte vajza e dy prindërve të divorcuar, ndërkohë që kujdestarinë e saj e kishte i ati.

Ashtu siç ndodhte zakonisht në fundjavë, e mitura qëndronte me të ëmën, por mbrëmjen e së dielës, babai me banim në Haro, denoncoi në polici ish-gruan, duke thënë se nuk ia kishte dorëzuar vajzën.

Mëngjesin e së hënës, një burrë i cili jetonte pranë hotel ‘Los Bracos’, lajmëroi policinë lidhur me atë që iu duk si tentativë vetëvrasje, pasi gruaja ishte ulur në parvazin e dritares së osë hotelit me shenja të prerash në duar.

Ndërkohë e mitura u gjet e pajetë në krevatin e dhomës së hotelit. Po ashtu policia gjeti edhe disa letra ku gruaja shkruante se kishte vrarë vajzën dhe se do i jepte fund jetës.

Mirëpo në dhomën e hotelit nuk qëndronte vetëm e mitura me nënën 35-vjeçare Adriana U.F., por edhe gjysha e vogëlushes, prej së cilës nuk kishte gjurmë.

Pas më shumë se 24 orësh, vetëm gjatë paradites së të martës, kufoma e gruas, u gjet buzë lumit Ebro, jo shumë larg hotelit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se gruaja 35-vjeçare vuante nga pobleme psiqike dhe se ish-bashkëshorti e kishte denoncuar tre herë në polici. Ndërkohë lidhur me vdekjen e së moshuarës, hetimet janë në vijim, teksa dyshohet se mund ta ketë vrarë e bija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat