Ikën “Ciara”, vjen “Dennis” - stuhia e re kërcënon Evropën - Bota Sot
Ikën “Ciara”, vjen “Dennis” - stuhia e re kërcënon Evropën

Evropë

Ikën “Ciara”, vjen “Dennis” - stuhia e re kërcënon Evropën

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Shtypi britanik flet për qindra fluturime të anuluara, vonesa trenash e zona të përmbytura që përgatiten për një tjetër valë vërshimesh shkatërruese.

Dennis do të jetë një goditje e fortë për komunitetet që ende nuk e kanë marrë veten nga kalimi i Ciara-s, e cila solli me vete reshje të rrëmbyera dhe erëra të forta, ndërsa mori dhe disa jetë njerëzish…

Duke cituar agjensinë britanike të mjedisit, BBC thotë se përmbytjet e ciklonit të ri në zonat e prekura tashmë prej Ciara-s, pritet të jenë edhe më të mëdha se ato të parat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat