Conte jep lajmin e mirë: Shmangëm kolapsin e sistemit

Evropë

Conte jep lajmin e mirë: Shmangëm kolapsin e sistemit

Më: 19 mars 2020 Në ora: 22:05
Giuseppe Conti

Pavarësisht se numrat e të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në Itali japin një panoramë dëshpëruese, kryeministri i këtij vendi, Giuseppe Conti thotë se ka një lajm të mirë.

“Kemi shmangur kolapsin e sistemit,” tha ai në një intervistë për Corriera della Sera.

“Masat e kufizimit po funksionojnë,” tha ai, por shtoi se jeta nuk do kthehet në normalitet menjëherë.

“Është e dukshme se kur të arrijmë pikun dhe epidemia të nisë uljen, të paktën në përqindje, ne shpresojmë për pak ditë, ne nuk do jemi në gjendje të kthehemi menjëherë në jetë si më parë”.

Ai tha se bllokada totale dhe mbyllja e shkollave do të vazhdojnë.

Kryeministri premtoi se janë gati për të çliruar miliarda euro për investimet publike. Sa u përket kompanive strategjike, Conte premtoi mbrojtje të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat