Mbretëresha kërkon nga kombi britanik që të punojnë bashkë kundër koronavirusit

Evropë

Mbretëresha kërkon nga kombi britanik që të punojnë bashkë kundër koronavirusit

Më: 19 mars 2020 Në ora: 23:40
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha ka dhënë një mesazh për kombin britanik mbi shpërthimin e koronavirusit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “po hynë në një periudhë shqetësimi dhe pasigurie të madhe”.

93 vjeçarja vlerësoi punën e shkencëtarëve, mjekëve dhe stafit emergjent, po shtoi se “të gjithë kanë një rol jetësor për të luajtur”.

Mesazhi i saj erdhi pak pasi kryeministri bëri deklaratën e përditshme, ku tha se Mbretëria e Bashkuar mund ta “ndryshojë valën” në 12 javë.

Monarkja tha se ajo dhe familja e saj “janë gati të luajnë rolin e tyre”.

Mbretëresha, tashmë ka shkurtuar detyrat e saj zyrtare për shkak të krizës dhe tani është në Windsor Castle me Dukën e Edinburgh.

Në Mbretëri të Bashkuar deri tani kanë vdekur 144 persona që u infektuan me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat