“Si po e prodhonin në laborator kinezët koronavirusin që në 2015”/ Çfarë transmetonte emisioni italian

Evropë

“Si po e prodhonin në laborator kinezët koronavirusin që në 2015”/ Çfarë transmetonte emisioni italian

Më: 26 mars 2020 Në ora: 08:38
Ilustrim

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar një video nga emision italian “Leonardo” në vitin 2015 ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm.

Ndërkohë në emisionin e Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus. Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi.

Drejtori i Rai, Alessandro Casarin, ndërhyri për të shpjeguar se ai shërbim “kishte marrë shkasë nga një publikim i revistës “Nature”. Casarin saktësoi që vetë revista e ka bërë të qartë se virusi nuk ka asnjë lidhje me Covid-19.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus që sulmon mushkëritë nga lakuriqët dhe minjtë për "arsye studimi"”. Kështu fillon programi që solli “stuhi” ditën e djeshme, shkruan TgCOM24.

"Një grup studiuesish kinezë", tha shërbimi, "shartoi një proteinë sipërfaqësore të marrë nga lakuriqët në një virus që shkakton Sars të rrjedhur nga minj", duke krijuar "një supervirus që mund të prekë njerëzit".

Kjo u interpretua si provë që virusi Sars-CoV-2 mund të ishte krijuar në laborator dhe më pas do t’i shpëtonte kontrollit të shkencëtarëve kinezë. Sipas kësaj hipoteze, një grup studiuesish në Wuhan e kishin konceptuar atë si një armë bioterroriste, por më pas do t’iu rrëshqiste nga duart, duke shkaktuar pandeminë aktuale.

Komuniteti shkencor megjithatë e ka mohuar me forcë faktin se virusi Sars-CoV-2, koronavirusi aktual, u krijua në laborator duke thënë se është e natyrshme. Origjina e këtij virusi – normalisht, është lidhur në një farë mënyre  me atë të Sars, megjithatë ndikimi i saj në sistemin respirator është i natyrshëm.

Për rastin reagoi edhe kryeministri Conte. “Unë nuk e kam parë atë kronikë, por kam referenca që nuk është ashtu”, tha Conte.

Edhe virologu i Universitetit të Milanos, Fabrizio Pregliasco i shpjegon Adnkronos Salute se: “Në të vërtetë video lë shumë përshtypje, megjithëse hulumtimi tashmë ishte botuar në "Mjekësia e Natyrës" duke ngritur goxha polemika brenda bashkësisë shkencore, mbi mundësitë dhe rreziqet e tij si studim. Ajo që mund të themi është se ajo që shkakton Covid-19 nuk është i njëjti virus me studimin e vitit 2015, dhe se ky Sars-Cov-2 kishte një origjinë natyrore. E kuptoj që, sot e kemi parë me sytë tanë, të lë goxha përshtypje. Por po e përsëris: ky koronavirus kishte një origjinë natyrore”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat