Ditën e sotme në shtetin fqinjë të Italisë, kanë ndërruar jetë edhe dy mjekë të tjerë duke e çuar në 73 numrin total të vdekjeve nga bluzat e bardha.
Është e trishtuar që çdo ditë ashtu siç rritet numri i personave të vdekur në Itali, rritet edhe i mjekëve që humbin jetën.
Në total numri i i punonjësve shëndetësorë të infektuar deri tani ka tejkaluar 10,000 raste ku rreth 20% janë mjekë.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve. Italia është shteti që ka më shumë viktima nga koronavirusi, ku deri tani janë 13 915 persona që kanë humbur jetën dhe mbi 115 mijë të infektuar.